
Pas denoncimit në Star Plus, institucionet kanë reaguar për problematikën e ngritur në shkollën “4 Dëshmorët e Vofrës”, në Hysaj të Malësisë së Madhe. Porta e amortizuar, e cila prej kohësh ishte kthyer në shqetësim për prindërit dhe nxënësit, tashmë është riparuar.
Në kronikën e transmetuar më herët në Star Plus u evidentua gjendja e dëmtuar e portës, si dhe mungesa e një punonjësi sigurie në këtë institucion arsimor.
Pas bërjes publike të situatës, ndërhyrja ka ardhur për portën, por jo për të gjitha shqetësimet e ngritura. Edhe sot, shkolla vijon të jetë pa një punonjës sigurie, duke lënë ende të hapur çështjen e garantimit të sigurisë për nxënësit.
Ndërsa një prej problematikave ka marrë zgjidhje, mbetet për t’u parë se kur institucionet përgjegjëse do të marrin masa edhe për mungesën e sigurisë në këtë shkollë.


