Pas fitores së arritur në shtëpi ndaj flamurtarit Vllaznia të martën e ka bërë pushim ndërkohë e mërkura i ka rikthyer sërish në stërvitje për tu përgatitur për në sfidën e rradhës atë ndaj kamzës takim ky që do të luhet në transfertë.

Brenda ekipit duket se mbizotëron një atmosferë e mirë vetbesimi nga fitorja e marrë ndaj flamurtarit e pavarësisht kësaj me rikthimin në stërvitje natyrisht që u zhvillua edhe analiza e ndeshjes në fjalë.

Ndërkohë skuadra do të nisin stërvitjet teksa pasditen e së mërkurës do të zbresin në fushë për të nisur përgatitjet për sfidën e rradhë. Por për trajnerin Gjoka ekipi ka edhe disa dobësi të cilat me patjetër që duhen të korigjohen sepse kampionati po vështirësohet gjithnjë e më shumë.

Ai madje pas fitores ndaj vlonjatëve u shpreh se nuk duhej të rrëmbeheshin nga emoscionet dhe euforia e momentit të kësaj fitoreje por duhet që të punojnë fort pasi kampionati në vazhdim do të jetë edhe më i vështirë.

Por pavarësisht objektivave të trainerit dhe skuadrës kuqeblu përmirësimi tek Vllaznisë së fundmi është i dukshëm pasi ka arritur të marrë dyfishin e pikëve në fazën e tretë. Vllaznia ka grumbulluar 5 pikë në fazën e parë dhe 6 në të dytën, ndërsa në fazën e tretë ka marrë 10 pikë nga 15 të mundshmet e kjo vërteton që tashmë ekipi sëbashku me blerjet e merkatos së janarit janë konsoliduar me njëri-tjetrin dhe po japin frytet e veta.

Shpresohet shumë që skuadra shkodrane të vazhdojë të mbaje këtë temp edhe në ndeshjet në vazhdim duke siguruar kështu qendrimin në Kategorinë Superiore. Gjithsesi në lojë janë edhe 39 pikë dhe gjithçka mund të ndodhë.

Ndoshta në javët e ardhshme mund të shohim surpriza, pasi diferenca është aq e vogël sa mjaftojnë dy fitore për t’u ngjitur në klasifikim ose e kundërta.

Artikulli paraprakVLLAZNIA SYNON RINOVIMIN, ÇINARI REFUZON
Artikulli tjetërUSHTRIA NË GADISHMËRI NË OBOT