Ambasadorja Yuri Kim ka pritur sot në një takim kryediplomaten e BE-së, Christiane Hohmann. Ambasadorja amerikane shprehet se ky takim vjen në kuadër të raportit të parë mbi përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE që nga fillimi i negociatave me unionin.

Ambasadorja Kim, në një mesazh të shpërndarë në rTëitter shprehet se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformat dhe masat e tjera të nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Diskutim i mirë sot me ambasadoren Hohmann pas raportit të parë mbi përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE që nga fillimi i negociatave në korrik. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformat dhe masat e tjera të nevojshme për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE, përfshirë reformën në drejtësi”, shprehet ajo.

Yurikime1

Artikulli paraprakSITUATA COVID-19 NË VEND/ ASNJË HUMBJE JETE DHE 28 RASTE TË REJA NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërSULMET RUSE MBI UKRAINË/ RRETH 70 PERSONA TË VRARË, MBI 1000 ZONA BANIMI MBETEN PA ENERGJI ELEKTRIKE