Partia Demokratike dega Shkodër ka bërë një deklaratë për mediat në mbështetje të kandidatit Xhemal Bushati .

Të dashur qytetarë të Bashkisë Shkodër,
Të dashur demokratë e demokrate,

Zgjedhjet e datës 6 mars janë zgjedhje për ju!
Më 6 mars ju me votën dhe vullnetin tuaj të lirë do të zgjidhni kryetarin e Bashkisë së Shkodrës.

Mbështetja dhe besimi që çdo ditë Demokratët, qytetaret e Shkodrës dhe njësive administrative po i japin  Xhemal Bushatit, kandidati i Partisë Demokratike, në fakt është mbështetje për një projekt emergjence, transparence dhe gjithpërfshirje.

Xhemal Bushati përfaqëson më mirë se çdokush shkodranët. Ai ka jetuar çdo ditë me Shkodrën dhe shkodranën me hallet e shqetësimet e tyre. Ai ka dëshmuar gjithnje se përfaqëson dhe punon në shërbim të interesit të shkodranëve.

Vota për Xhemal Bushatin dhe Partinë Demokratike është votë për interesin e qytetarëve të Shkodrës dhe JO interesat politike.
Ata që duan të vazhdojnë të sundojnë Shkodrën apo ta vendosin Shkodrën në shërbim të regjimit të Edi Ramës, nuk do ta deformojnë dot vullnetin e demokratëve dhe qytetarëve të Shkodres!

Të dashur qytetarë, tek vota juaj fillon e nesërmja e Shkodrës, e nesërmja e familjes dhe fëmijëve tuaj, sepse këto zgjedhje janë për ju!

6 Marsi do të jetë dita ku qytetari fiton!
Në 6 mars me Xhemal Bushatin fiton Shkodra!

Voto Xhemal Bushatin
Voto nr. 3
Voto Partia Demokratike
Per ti kthyer Shkodrën, Shkodranve !

Arnela Mashku
Zëdhënëse e fushatës Partia Demokratike.

Artikulli paraprakANGONI TAKIM NË LAGJEN ‘RUS’ : ORA E NDRYSHIMIT PO VJEN!…
Artikulli tjetërSHKODËR, “NË 6 MARS RESPEKTONI MASAT ANTI-COVID”