Grumbullimet në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit mund të ndikojnë në rritjen e përhapjen më të shpejtë të COVID-19 dha varianteve të tjera në bashkinë Shkodër. Dhurata Hysa, shefja e shërbimit epidemiologjik në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor kërkon nga qytetarët me të drejtë vote por edhe vëzhguesit dhe të deleguarit për të vëzhguar këtë proces zgjedhor që të zbatojnë protokollin anti-COVID pasi do të kërkohet respektimi i rreptë i masave.

Epidemiologia Hysa shton se vëmendja ndaj COVID-19 dhe varianteve të cilat po qarkullojnë duhet të jetë e madhe edhe pas periudhës së infektimit

Aktualisht në Shkodër është krijuar një situatë e qetë gjatë muajit shkurt ku ka rënë me 90% numri i personave të infektuar ditorë, krahasuar me një muaj më parë. Mjekët dhe specialistët e fushës kërkojnë nga qytetarët që të ndërgjegjësohen për rrezikun e përhapjes së një tjetër vale të koronavirusit.

Artikulli paraprakPD DEKLARATË PËR MEDIAT/ XHEMAL BUSHATI PËRFAQËSON ÇDO SHKODRANË
Artikulli tjetërXHEMAL BUSHATI – BIZNESIT: BASHKIA DO TË JETË PARTNERE