Teksa na ndajnë 1 vit nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, Partia Demokratike në Lezhë ka përmbyllur fazen e propozimeve të kandidateve për deputet.Janë 25 emra të propozuar nga baza të cilët do të kalojnë në siten e kryesisë së kësaj force politike në qender, që drejtohet nga Lulzim Basha.Ky fakt u bë i ditur nga Kryetarja e Partisë Demokratike në Lezhë Alfrida Marku, sipas të ciles objektivi është që të ketë një listë dinjitoze kandidatesh për deputet, për të garuar me një program që nxjerr vendin nga kriza që e ka futur kjo keq qeverisje.

Pas dekriminalizimit vetingu në politik është një domosdoshmeri për të patur individ të paster dhe me integritet thotë Marku.

Ndër emrat krysor të propozuar nga baza e PD në Lezhë është kryetarja e deges Alfrida Marku, Preç Zogaj, David Syku si dhe Aleksander Jushi një i ri që është futur në politike gjatë vitit të fundit.Ndërkohë pas kalimit në sitë të emrave të propozuar nga baza, Partia Demokratike e Shqipërise pritet të nxjerrë listen përfundimtare për deputet brenda muajit maj, për të qenë gati shumë muaj para betejes elektorale të vitit 2025.

Artikulli paraprakNJË SANTORINI ‘I RI’ LIND NË KINË: KOPJA E ISHULLIT GREK ÇMEND INFLUENCUESIT AZIATIKË
Artikulli tjetërVININ BASTE SPORTIVE ME CELULAR, DY TË ARRESTUAR NË LAÇ