2 persona u arrestuan nga Policia e Kurbinit, pasi u kapen në flagrance duke vënë baste sportive.Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit A.K 34 vjeç dhe K.K 41 vjeç, që të dy banues në Laç, ndërsa ndërhyrja u krye në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Sipas policisë gjatë kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K, u kapën ai dhe 41-vjeçari, duke vënë baste sportive, me celularë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët e këtyre shtetasve, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

Artikulli paraprakPD LEZHË GATI EMRAT E KANDIDATËVE PËR DEPUTET
Artikulli tjetërBLLOKIMI I MERKATOS, REAGON KF VLLAZNIA