Partia Demokratike përmes një deklarate për mediat e quajti farsë votimin e djeshëm në referendumin e PS-së për mandatin e kryetarit.

Përmes një deklarate për median Grida Duma tha: “Vota u ble nga oligarkët, aksionerët e Ramës. Të gjithë të inkriminuarit iu bashkuan nëj kauze për ti siguruar kumbarit Rama të drejtojë partinë.” “Dhunimi i votës dje tregon raportin që Edi Rama ka me votën e lirë” tha më tej Duma duke nënvizuar se është “Këmbanë alarmim për zgjedhjet e ardhshme” Duma e mbylli deklaratën duke shprehur qëndrimin e PD-së se është e vendosur të mos lejojë skemat e Edi Ramës kundër votës së lirë.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakÇKA E TRISHTON BEN BLUSHIN…
Artikulli tjetërLUMI KIR, ARGJINATURA ME MBETURINA