Partia Demokratike ka publikuar disa video amatore të cilat tregojnë nga një kënd tjetër momenti e ardhjes të personave që shpërthyen pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër dhe morën disa materiale brenda si një kompjuter, disa dokumente dhe vulën e KZAZ 2 e cila është zhvendosur nga pallati i sportit tek shkolla “Arben Broci”.

Selia qëndrore e PD në Tiranë shpërndau për media dy video të momentit kur agresorët vijnë me katër mjete të ndryshme dhe shpërthejnë derën duke marrë materialet dhe duke u larguar më pas me shpejtësi.

PD bën me dije në deklaratën e saj për shtyp se sipas tyre video eshte momenti kur përfaqësues të Partisë Socialiste në Shkodër më në krye nipin e deputetit të PS, Luan Harusha, sulmojnë me dhunë Pallatin e Sportit ne Shkoder, nen administrimin e Bashkise, duke thyer me forcë derën e këtij institucioni.

Deklarata e PD vijon më tutje duke thënë se policia bashkiake e Shkodrës, e cila ka nën menaxhim këtë institucion i ka ndaluar, ndërkohë që në momentin kur arrin policia e rendit autorët largohen nga vendi i ngjarjes pa u ndaluar nga uniformat blu.

Sipas PD në vendngjarje janë 4 makina, një Volksëagen Passat ngjyrë jeshile e cila ka targën Sh 3573 E, një Peugeot e bardhë me targë Sh 1782 E, një Merecedes Benz CLS me targë AA 007, pronari i të cilit Partia Demokratike pretendon se është e shtetasit Ergys Harusha, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Luan Harusha, bën të ditur PD.

Partia Demokratike pretendon gjithashtu se pallati i sportit është thyer me dhunë nga ana e këtyre personave dhe se policia e shtetit edhe pse ka qenë e pranishme fillimisht me një efektiv aty nuk i ka ndaluar ndërsa siç shihet edhe në video në vendngjarje mbërrin edhe një tjetër makinë me tre efektiv

por policët edhe pse i shohin agresorët duke shpërthyer pallatin e sportit dhe duke marrë materialet nuk ndërhyjnë për t’i ndaluar. Partia Demokratike e dënon këtë akt dhune dhe kërkon zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakSHKODËR, BASHKIA DËNON DHUNIMIN E PALLATIT TË SPORTIT
Artikulli tjetërSHIROKË, SHËTITORJA PRE E VANDALIZMAVE