Dëmtimet e qytetareve ndaj investimeve publike vazhdojnë të jene prezente në qytetin e Shkodrës. Kështu në shëtitoren e Shirokës janë evidentuar dëme të mëdha në parmakët e anësore të saj. Në pamje të parë mendohet se ky dëmtim ka ardhur nga drejtuesit e automjeteve të cilët duke humbur kontrollin përplasen me parmakët anësore , ku duken qartë edhe shenjat që kanë lënë automjetet.

Por nga ana tjetër këto parmake po hiqen nga persona të papërgjegjshëm të cilët me shumë mundësi i përdorin për ti shitur për skrap.Sic shikohet nga pamjet një pjesë e konsiderueshme e parmakëve janë hequr nga vendi dhe askush nga organet kompetente nuk ka marrë masa ndëshkuese ndaj individëve që bëjnë këto akte vandale, por edhe për rivendosjen e tyre.

Një numër i konsiderueshëm personash nga qyteti i Shkrodrës preferojnë të kalojnë momente relaksi në këtë zonë. Megjithatë, me kalimin e viteve, edhe kjo zonë, si shumë të tjera në Shkodër, ka rënë pre e vandalizmave të vazhdueshme, duke i prishur jo pak imazhdin e këtij vendi. Zona e Shirokës është një ndër më të vizituarat edhe fal afërsisë më qytetin e Shkodrës.

Investimi i kryer pak vitë më parë në këtë rrugë me një gjatësi prej rreth pesë kilometrash u bë i mundur nga fondet IPA të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Shqiptare. Kjo rrugë ka lehtësuar ndjeshëm udhëtimin drejt zonës turistike të Shirokës. Përderisa dëmtimi i saj është një aspekt tejet negative, i cili nuk I shërben imazhit dhe aq më tepër turizmit në këtë zonë.

Bashkia disa herë ka kerkuar edhe bashkepunimin e policise dhe organeve te drejtesise, qe te identifikojne dhe vene para pergjegjesise personat ne fjale, qe po i shkaktojne nje dem te konsiderushem ekonomik kësaj bashkie.Shëtitorja e Shirokës është shetitorja e gjithë shkodranëve ndaj të gjithë së bashku duhet ta mbrojmë nga dëmtimet të cilat janë kthyer në një shqetësim serioz.

Bashkia Shkodër dënon akte të tilla dhe i bën thirrje çdo qytetari që jo vetëm të mbrojë mjedisin dhe qytetin nga veprime aspak të hijshme por të denocojë akte të tilla në organet kompetente

Artikulli paraprakPD: U DHUNUA PALLATI I SPORTIT, POLICIA NUK NDALOI BANDITËT
Artikulli tjetërSHQIPËRIA SOT NË HESHTJE ZGJEDHORE