Ka përfunduar pengmarrja e dyqanit në një qendër tregtare në Paris të Francës. Për më shumë se një orë, 3 persona të armatosur kanë mbajtur peng 18 punonjësit e dyqanit. Sipas mediave franceze, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka mundur të lirojë 18 personat që mbaheshin peng.

PAS DISA ORËSH POLICIA FRANCEZE KA LIRUAR PENGJET Sipas informacioneve nuk ka asnjë person të lënduar, ndërkohë autorët janë larguar nga vendngjarja. Policia Franceze është vënë menjëherë në ndjekje për kapjen e tre autorëve që mbajtën peng për më shumë se 1 orë punonjësit e dyqanit.