Një 49 vjeçar, banues në Kuçovë, ka rënë në prangat e policisë nën akuzën për shfrytëzim prostitucioni dhe marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura.

Blutë kanë arrestuar Aliosha Eminin, i cili sipas policisë ka tentuar të trafikojë një 19 vjeçare për ta shfrytëzuar për prostitucion. Ai gjithashtu akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 13 vjeçare. “Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen A.G. 19 vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G, 13 vjeçe” thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Trafikim i të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga nenit 110/a e 100/2 të Kodit Penal

Artikulli paraprakRAMA THOTË SE TË ARDHURAT NË TURIZËM JANË 149 MLN EURO MË SHUMË SE NË 2016
Artikulli tjetërBASHA VIZITË NË LONDËR ME FTESË TË PARTISË KONSERVATORE