Prej disa kohësh ka përfunduar krijimi i korsive të biçikletave të cilat kanë munguar në rrugët kryesore të qytetit. Por, ajo çfarë vihet re është mungesa e ndërgjegjësimit të shumë qytetarëve për të përdorur këto korsi gjatë lëvizjes më biçikletë, duke vijuar lëvizjen e tyre në korsitë e makinave duke u bërë kështu shkak për aksidente të ndryshme.

Ky fenomen vihet re në të gjitha rrugët ku janë të ndërtuara korsitë e biçikletave, ndërkohë që ka shumë përdorues të biçikletave lëvizin të qetë në korsinë e gabuar. Pavarësisht kushteve të krijuara dhe sigurisë më të lartë që ofrohet gjatë lëvizjes në rrugë, duket se për disa qytetarë shkodranë, përshtatja me rregullat është një sfidë e vështirë, duke bërë kështu që të kemi një rrezik të shtuar të aksidenteve rrugore.

Artikulli paraprakURA E VJETËR MBI LUMIN MAT RREZIKON SHËMBJEN
Artikulli tjetërKOMBËTARJA E PRIFTËRINJVE GATI PËR EUROPIANIN