Vendi ynë vijon të shoqërohet nga moti i keq, sidomos ne 24 orët e fundit, me përshkallëzim të kushteve atmosferike.

Impakti i reshjeve, shoqëruar me shkarkesa (rrufe), në rrjetin elektrik është konstatuar në zonat rurale dhe pjesërisht në rrethinat e qyteteve Dibër dhe Shkodër. Kjo e fundit, në disa lagje ka probleme te furnizimit me energji elektrike si pasojë e dëmtimit të shtyllës 35kV.

Për shkak të defektit nga DTL në linjën 35 KV mbeten pa energji N/St Shkodra 3 dhe N/St Dobraç.

Gjithashtu pa energji për arsye sigurie janë momentalisht edhe Fideri Vrakë e Zagorë.

Po punohet per te rikthyer gjendjen ne normalitet

OSSH thekson se hidrovoret dhe linjat që furnizojnë spitalet, institucionet e rëndësisë së veçantë janë ne pune.

Artikulli paraprakMËSYNË NË LOKAL TË ARMATOSUR DHE ME MASKA, IDENTIFIKOHEN 3 PERSONAT! NJËRI PREJ TYRE NIPI I DEPUTETIT
Artikulli tjetërRESHJET NE SHKODER, PREFEKTJA: JA RRUGET PROBLEMATIKE