ORGANIZIM I MYFTINISË SHKODËR DHE KËSHILLIT TË BASHKISË ISLAME TË PRIZRENIT. Myftinia Shkodër në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit,

ka organizuar një aktivitet fetar në kuadër të përkujtimit të mesazhit universal dhe dërgesës profetike të Hz. Muhamedit. Si një aktivitet i përvitshëm, që organizohet nga Myftinia Shkodër, këtë vit është menduar që në skenën e teatrit “Migjeni”, të sillet modeli i Mevludit të Prizrenit. Gjatë këtij aktiviteti u theksua të tilla organizime janë një shembull i mirë në rrugën e gjallërimit të jetës fetare në vendin tonë. Po ashtu u fol edhe për rëndësinë që ka përkujtimi i jetës dhe mesazhit universal të Hz. Muhammedit, si modeli i dijes, përparimit dhe organizimit shoqëror. Një moment i veçantë ishte këndimi nga mevludi i Tahir Popovës nga gjashtë hafizët e Prizrenit e po ashtu edhe me pjesë të tjera të përgatitura.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/QIi3VRwGV-Y” frameborder=”0″ allowfullscreen ]