Në tre vjetorin e vdekjes së shkrimtarit të njohur, Skënder Drini, kolegët e tij e kujtuan atë përmes një takimi përkujtimor, në të cilin folën për figurën e madhe të shkrimtarit të njohur. Me një karrierë të madhe, të gjithë kolegët kujtuan momentet më të mira të njërit prej autorëve më emblematik të letërsisë. Kryetari i shoqatës së shkrimtarëve, Zija Vukaj, lartësoi figurën e Drinit.

Ndër të tjera ai u shpreh se Skënder Drini, si shumë shkrimtarë të tjerë vlerësimin do ta ketë vonë, por megjithatë, në rrethin e shkrimtarëve shkodranë ai mbetet figurë e madhe e letërsisë. Ndërkohë, dramaturgu Mustafa Duka, u shpreh se një figurë si Skënder Drini duhet të vlerësohet më shumë. Sipas tij, një bust për të do të ishte më e pakta që mund të bëhet për të lartësuar figurën dhe veprën e tij të madhe.

Skënder Drini është autor i shumë librave. Ndër to, mund të përmendim “Tregimet e së shtunës”, “Shembja e idhujve” apo “Vraje Tradhëtinë”. Është ndarë nga jeta në datën 16 tetor në Tiranë. Ka patur një veprimtari të madhe në Shkodër.

Artikulli paraprakDANI: GATI PER ÇDO SKENAR EMERGJENCASH
Artikulli tjetërVLLAZNIA BASKET HUMBET NDAJ KAMZËS 76-53