Përkujtohet vrasja e Falcones prokurorët një minutë heshtje

 25-vjetori i vrasjes së prokurorit të antimafias italiane Xhovani Falkone është përkujtuar në Shqipëri me 1 minutë heshtje. Kërkesën për të përkujtuar Falconen në 25 vjetorin e vrasjes së tij e ka bërë ish-kreu antimafias në Leçe, Cataldo Motta, i cili prej dy dekadash ka hetuar sëbashku me prokurorinë shqiptare trafikun e drogës dhe organizatat kriminale. Sipas Motës ka patur rritje të kultivimit të kanabisit por tregues i mirë është kapja e tij. “Kemi rritur bashkëpunimin me Qeverinë shqiptare dhe Prokurorinë, droga në Shqipëri është historikisht e lidhur me Lazaratin dhe kjo nuk fshihet me një ditë. Por kapja e sasive të mëdha është një tregues i mirë dhe kemi ende shumë për të bërë në këtë drejtim”, tha Motta. Nga aktiviteti i shoqatës ndërkombëtare të prokurorëve e cila mbahet për herë të parë në Shqipëri për mediat foli dhe kryeprokurori Belg Frederic Van Leeuw. I pyetur për pafajësinë e ish-deputetit Mark Frroku ai u shpreh se çdokush prezumohet i pafajshëm por akuza e vrasjes që rëndon në Belgjikë ndaj Frrokut është një çështje e cila mbetet ende e hapur midis dy Prokurorive. “Nuk mund të komentoj një rast konkret, me Prokurorinë shqiptare shkëmbejmë në kohë reale informacione siç është dhe rasti Frroku. Por çdokush prezumohet i pafajshëm deri në një dënim nga gjykata. Ai rast është ende i hapur. Me Prokurorinë shqiptare kemi shumë hetime të përbashkëta dhe kjo është raport bashkëpunimi dhe besimi midis nesh”, tha Leeuw. Shoqatat ndërkomëbtare e prokurorëve më 23 dhe 24 maj në Tiranë organizon një konferencë për krimet kibernetike dhe organizat kriminale që fshihen pas tyre.

Artikulli paraprakVJEDHIN NAFTËN E MJETEVE TË TAP, KATËR TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërMEDIA: E ÇOJMË NË KUSHTETUESE SKANDAL, PAKTI PS-PD PREK LIRINË E TV