Nevila Dibra u ndaj një vit më parë nga jeta. Zv/ dekania e fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” vunante nga një sëmundje të rëndë të cilën nuk arriti ta mposhtte. Në një vjetorin e ndarjes së saj nga jeta miqtë dhe kolegët e saj në universitetin e Shkodrës kanë organizuar një takim në të cilin kanë përcjellë kujtimet e tyre duke I ndarë mes njëri tjetrit në mënyrë emocionale.

E pyetur sesi mund ta përkufizonte Nevila Dibrën Brisena Kopliku shprhete se konrtibuti i saj ka qënë shumë i madh si pedagoge e njëkohësisht edhe si mike.

Në përmbyllje të një viti shumë të vështirë më shumë ikje apo dilema Brisena Kopliku u shpreh se mungesa e zv/dekanes Nevila Dibrës është ndjerë shumë. Prof.as.dr Nevila Dibra ka qenë pjesë e Departamentit të Gjeografisë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që nga viti 1993.

Ajo ka dhënë kontributin e saj si kërkuese shkencore në fushën e gjeografisë, turizmit dhe mjedisit me një sërë artikujsh, librash shkencorë, organizime dhe pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Artikulli paraprakISH- MATURANTËT TAKIM PAS 60 VITESH
Artikulli tjetërSEZONI TURISTIK RIKTHEN TRAFIKUN