Përmbytjet në fshatin Kuç të Njësisë Administrative Gur i Zi kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe bazën materiale të rezervuar.

Edhe pse prezenca e ujit në tokat bujqëore nuk ka zgjatur, banorët tregojnë për dëmet e mëdha që u janë shkaktuar, sidomos në sektorin e bujqësisë. Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në tokat bujqësore të mbjella me misër, ku dhjetëra dynym tashmë janë bërë thuajse të papërdorshme. Kjo goditje e rëndë ne bujqësinë e disa prej njësive administrative që janë pjesë e bashkisë Shkodër vjen vetëm pak kohë para stinës më të vështirë për blegtorinë.

Artikulli paraprakSHKARKIMET, ALARM MJEDISOR NË KOMAN
Artikulli tjetërSHITËSJA E MOSHUAR E DUHANIT, ASNJË NDRYSHIM NË NJË VIT