Alarm mjedisor në liqenin e Komanit , ku rritja e prurjeve në basenin e Drinit ka shkarkuar tonelata mbetjesh, si shishe plastike, mbetje kimike, spitalore, urbane e gjithfarëlloj mbetjesh të tjera.

Në fakt kjo situatë në liqenin e Komanit është e përvitshme, por përmasat e ndotjes këtë vit janë të pazakonta. Edhe pse prej kohësh specialistët kanë dhënë alarmin , duke kërkuar ndërhyrje, gjithçka është lënë në mëshirë të fatit. Ndotja e pazakontë shkakton një katastrofë të vërtetë ekologjike, e rrezikshme për njeriun, faunën dhe florën e zonës. Banorët japin alarmin, pasi ujërat e Komanit shfrytëzohen shpesh edhe për peshkim. Baseni i Komanit ka mbledhur mbeturina nga Kosova dhe Maqedonia, nëpërmjet Drinit të Bardhë e të Zi. Fenomeni bëhet problematik për shkak të reshjeve të dendurat shiut. Situata ka vënë në alarm edhe pushtetin vendor që kërkon ndërhyrjen e Ministrisë së Mjedisit. Sipas drejtuesve vendorë, duhen vendosur të paktën dy rrjeta hyrëse, për të ndalur mbeturinat.

Artikulli paraprakNURJA: BASHKITË NEVOJË PËR LIGJIN E FINANCAVE VENDORE
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, DËME TË MËDHA NË FSHATIN KUÇ