Shkodra vazhdon të jetë prej javësh nën pushtimin e ujit. Oboti dhe Dajçi vazhdojnë të mbeten zonat më problematike në këtë qark. Në total në Qarkun e Shkodrës janë rreth 3685 hektarë tokë të përmbytura.

Në Obot rruga është e pakalueshme edhe nga mjetet e larta. Niveli i ujit arrin deri në 130 cm dhe rreth 1250 hektarë tokë janë nën ujë. Në Dajç rreth 1550 hektarë tokë janë të përmbytura dhe niveli i ujit arrin deri në 130 cm.

Bashkia e Shkodrës disa ditë më parë ka kërkuar shpalljen e fatkeqësisë natyrore për Njësinë Administrative Ana e Malit, dhe Dajçit.

Njoftimi i Bashkisë Shkodër

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 09.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.58 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 3cm.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.73 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme,kuotat janë të pandryshuara.

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 7.15 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 5cm.

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 3685 Ha

1. Tokë e pakultivuar 735 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe 2655 Ha

3. Grurë 160 Ha

4. Bimë Dekorative 92 Ha

5. Pemtore 40 Ha

6. Serra 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit

Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 130 cm.
Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 100cm.
Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.
Tokë e pakultivuar 220 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
Grurë 45 Ha
Pemtore 35 Ha
Bimë dekorative 7 Ha
Serra 3 Ha
6. Shtëpi të përmbytura 2.

7. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 – 2.5m.

8. Rrezikohet përmbytja e Ujësjellës Oblika 2.

9. Rruga Goricë është e kalueshme me vështirësi, me mjete të ulta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 20 cm.

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1550 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:

Tokë e pakultivuar 310 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 1060 Ha
Grurë 95 Ha
Bimë dekorative 85 Ha
2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 100-130 cm

3. 121 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

4. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 130 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças.

Tokë e pakultivuar 30 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 100 Ha
Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 260 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Të pakultivuara 40 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 200 Ha
Grurë 20 Ha

Nj.A.Rrethinat

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 495 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

Tokë e pakultivuar 135 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 355 Ha
Pemtore 5 Ha
-Kërkohet mbështetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.