Deklarata e bashkisë Shkodër:

Nga reshjet e sotme, ka patur ngritje të nivelit të ujit në lumenjtë: KIR, BUNA dhe DRIN. Kjo gjendje, e vlerësuar nga ne, ka ardhur edhe nga shkarkimet e Hec. Gjithsesi, situata momentalisht nuk shfaqet e rënduar. Në segmentet që kanë shfaqur probleme gjatë ditëve të fundit ( Kuçi, Ajasëm, Harku i Bërdicës dhe rruga e Obotit), rrugët janë të kalueshme edhe me mjete automobilistike të ulëta. Prezenca ujit pranë shtëpive ka rënë. Problem mbetet energjia elektrike, në pjesën më të madhe të Njësisë Administrative të Anës së Malit ka ndërprerje. Tokat bujqësore vazhdojnë të kenë prani të ujit. Grupet e Bashkisë ndodhen në terren, duke monitoruar kohë pas kohe gjendjen.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHQIPËRIA-IZRAEL, JA FORMACIONI KUQEZI
Artikulli tjetërKOSOVA NË KËRKIM TË FITORES HISTORIKE