Gjykata e Kurbinit ka vendosur dje të rinisin hetimet ndaj djalit të kryebashkiakut të Laçit, Artur Bardhi, i cili nën drejtimin e një “Benzi” u përfshi në një aksident ku u plagos dhe një efektiv policie. Gjykata vendosi shfuqizimin e vendimit “për pushimin e hetimeve” në ngarkim të shtetasit Kejbi Bardhi duke urdhëruar Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin të kryejë hetime të tjera.

Djali i kryebashkiakut të Laçit është bërë protagonist i një aksidenti me makina në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot pranë kryqëzimit të Gjormit, paraditen e 20 tetorit 2016. Sipas policisë, Kevi Bardhi, djali i kryebashkiakut Artur Bardhi ka qenë duke ecur me shpejtësi në autostradë me mjetin e tij tip Benz me targë AA 111 OU në momentin kur është përplasur me një furgon që po futej në autostradë, ndërsa ky i fundit ka përplasur një makinë të policisë se Lezhës që ishte parkuar anë rrugës dhe po kryente kontrolle me radar. Nga aksidenti mbetën të plagosur efektivi i policisë Lekë Ndreca, djali i kryebashkiakut të Kurbinit dhe tre pasagjerë që ndodheshin në mjet me të.

Efektivi u dërgua me urgjencë për ndihme mjekësore në Spitalin e Laçit. Hetimet paraprake asokohe treguan se shkak për aksidentin ishte dalja në mënyrë të menjëhershme në superstrade e mjetit tip Ford me targë AA 602 CH, i cili është përplasur fillimisht me makinën e 20-vjecarit dhe më pas edhe me një makine policie që ishte në shërbim e parkuar anë rrugës. Sipas policisë, Kevi Bardhi po udhëtonte me shpejtësi të lartë në momentin që shkaktoi aksidentin. Mësohet se Kevi Bardhi u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit dhe u drejtua për në spitalin e Laçit bashkë me shokët që kishte si pasagjer në makinë. Hetimet e Prokurorisë e nxorën Kejbi Bardhin të pafajshëm, por tashmë ka vendosur rinisjen e hetimeve.

Artikulli paraprakSHISTE DROGË PRANË SHKOLLAVE, ARRESTOHET 34-VJEÇARI SHQIPTAR
Artikulli tjetër“TINKA E PËRJETSHME”