Përplasje me armë në Greqi, plagoset 22 vjeçari shqiptar, tentoi ti marrë pistoletën policit .

Një shqiptar ka mbetur i plagosur pas përplasjes me policinë greke. Ngjarja ka ndodhur në kavall të Greqisë, kur një patrullë policie i ka bërë me shenjë mjetit me të cilin udhëtonte shqiptari për të ndaluar. Por 22 vjeçari shqiptar në tentativë për tu larguar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka pësuar aksident. Gjatë kohës që policët grekë i janë afruar mjetit për të arrestuar shqiptarin, ky i fundit ka sulmuar policin grek dhe ka tentuar ti marrë pistoletën, në këtë moment oficeri tjetër i policisë pasi ka qëlluar një herë në ajër, herën e dytë ka plagosur shqiptarin. Në mjetin e drejtuar nga shqiptari janë gjetur 10 pakistanezë të plagosur si pasoje e përplasjes. Ne spital u dërgua dhe polici dhe shqiptari i cili ka mbetur i plagosur në dorë dhe në zonën gluteale.

Artikulli paraprakRAMA: INVESTIMET PUBLIKE NË 2018 TË PAPRECEDENTA
Artikulli tjetërARRESTOHET GRUAJA SHTATZËNË, TRANSPORTONTE DROGË NGA SHQIPËRIA