Vijojnë operacionet antikanabis në qarkun e Shkodrës ku në aksionin e radhës policia vendore e Shkodrës asgjesoi 9793 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë thuhet se nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër është zhvilluar operacioni policor i koduar “PERTEJ MALIT”. Në bazë të të dhënave të siguruara në rrugë policore, Efektivat e Komisariatit Shkodër për një periudhë dy ditore kanë ushtruar kontrroll në territorin e fshatrave Shosh dhe Shalë të Dukagjinit Shkodër.Nga kontrrolli i ushtruar në datat  09 dhe 10.08.2016 për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, u konstatuan 40 parcela të kultivuara  me një numër prej 9793 bimë të dyshuara cannabis sattiva dhe nuk është arritur që të kapen apo identifikohen autorët e kultivimit të këtyre bimëve.Nga shërbimet e DVP Shkodër vijon puna hetimore dhe operacionale në terren me qëllim zbulimin e sipërfaqeve të dyshuara se janë mbjellë me bimë narkotike me qëllim asgjesimin e tyre dhe vënien para përgjesgjesisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal.

Artikulli paraprakSHBA, ZJARR NË NJË NDËRTESË NË MERILEND, 25 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërAPLIKIMI NË UNIVERSITET, SOT AFATI I FUNDIT PËR PLOTËSIMIN E FORMULARIT