
‘Ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë’, ky ishte komenti i Lulzim Bashës për këtë 31 vjetor të themelimit të PD-së. Në hyre të selisë blu, ku sot do të zhvillohet një festë për ditëlindjen e kësaj partie, Basha thotë se pas këtij 11 dhjetori PD do të dalë e bashkuar.
“Gëzuar 11 dhjetorin ditëlindjen e PD, ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë PD për interesat e tyre por nga kjo ditëlindje PD do të dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët”, tha Basha.