Kryeministri Edi Rama deklaroi se me emrat e rinj që futur në qeverinë e tij, të cilët u prezantuan sot, nuk po projekton kupolën e re të PS-së.

Në një intervistë për “Opinion” Rama tha se ministrat e kabinetit qeveritar janë të duhurit për të realizuar objektivat e mandatit.

“Sa i përket ministrave skuadra jonë ka 3 komponentë. Skuadra është në parlament, në qeveri dhe parti. Rolet nuk janë të përcaktuara një herë e përgjithmonë, por në bazë të atyre që janë prioritete dhe nevojat e një periudhe kohe që preferueshmërisht do të ishte 4 vjet për të gjithë. Dikush e çon punën deri në një pikë, pastaj duhet dikush tjetër. Por ka shumë rëndësi se kur caktohet në vendet e tjera. Eshtë skuadra që duhet të jetë e harmonizuar dhe të ketë baraspeshë. Ajo që sot ka qenë thelbësore dhe që do të jetë shumë në vëmendje në vazhdim, është reforma brenda PS. Jo në sensin thjesht strukturore brenda, por për ta kaluar partinë në një tjetër nivel. Sa i përket pikëve të sondazheve apo popullaritetit, kjo është ana tjetër e medaljes. Peshën politike e përcakton zgjedhësi. Është një ekip i korrnizuar nga partia. Ne kemi pasur në qeveri njerëz që kanë ardhur nga shoqëria dhe sot janë figura të PS. Kështu bëhet dhe ripërtëritja gjeracionale. S’po projektoj kupolë të re të PS. Mendoj se qeveria që e kemi gati, është qeveria e duhur për të realizuar objektivat, në çdo pozicione. Të gjithë ata që shihni aty janë vendosur për arsye shumë të përcaktuara profesionale dhe të përcaktuara që lidhen me programin dhe kapacitetet e tyre për të vënë në dispozicion aftësinë.”, tha ai.

Artikulli paraprakKUALIFIKUESET E BOTËRORIT, KOSOVA MERR FITOREN E PARË
Artikulli tjetërMINISTRI PËR FËMIJËT? RAMA: PROGRAM SPECIFIK KOMPLEKS, ISHTE DOMOSDOSHMËRI. DY PRIORITETET TONA, SHQIPËRIA KAMPIONE NË BALLKAN PËR TURIZMIN DHE EKSPORTIN NETO TË ENERGJISË