Vendi ynë do të karakterizohet nga alternime vranësirash që do të sjellin edhe reshje shiu.

Sipas MeteoAlb vranësira të dendura mbizotërojnë kushtet e motit në rajonin verior por kthjellime dhe vranësira të lehta mbetet qëndra dhe jugu. Pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësirave në zonën e alpeve dhe zona të izoluara të qëndrës ku mund të rrezikohen momente të shkurtra me reshje shiu e dëbore. Edhe nata vijon me vranësira të herë pas herëshme në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit rriten gjatë mëngjesit po ashtu rritje sjellin edhe orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15-16 °C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h verior – Veriperëndimor duke gjeneruar ne brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Artikulli paraprak30 VJEÇARI PERSON ME PRECEDENTE PENALE, PAK MUAJ MË PARË U ARRESTUA NGA RENEA PËR…
Artikulli tjetërSKANDALI ME PAGAT, BATON HAXHIU: E PAHIJSHME T’I EKSPOZOSH RROGËN DIKUJT QË PUNON 15 ORË NË DITË