Ditën e mërkurë Vllanzia ka ndeshjen e kthimit evlefshme për turit të parë të Kupës së Shqipërisë ku si kundërshtarë ka ekipin e Kastriotit.

Në një konferencë për media mbrojtësi Denis Pjeshka foli rreth kesaj ndeshjeje ku deklaroi se në këtë përballje dëshirojnë që të kualifikohen në turin e dytë. I pyetur nëse i gjithë ekipi ka arritur të përshtatet më njëri tjetrin duke marrë parasyshë se para kanë disa sfida si në Kupën e Shqipërise ashtu edhe në Superligë Pjeshka shprehet.

Një nga problemet shumë të përfolura të skuadrës shkodrane janë edhe rrogat ku mbrojtësi shkodran shprehet se kjo gjë nuk ndikon tek asnjëri nga lojtarët në fushën e lojës.

Ndeshja e kthimit ajo në mes Vllaznisë dhe Kastriotit do të luhet ditën e mërkurë në orën 15.30. Ky takim nuk do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” për shkak se pas disa ditësh në këtë stadium do të luhet ndeshja Shqipëri-Itali por ndeshja Vllaznia-Kastrioti do të zhvillohet në fushën sportive “Reshit Rusi” për arsye se edhe sezonet e kaluara, ndeshjet e turit të parë shkodranët i kanë zhvilluar në këtë fushë.

Artikulli paraprakASFALTOHET RRUGA VUKATANË – GURI I ZI
Artikulli tjetërOPERACIONI “SEGMENTI” SEKUESTROHEN 50 MIJË EURO DROGË