Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët e Durrësit u ndal tek pensionet.

I pyetur nga një i moshuar për rritjen e pensioneve Rama tha se një gjë e tillë është shumë e vështirë, për disa arsye. Ai tha se shumica e pensioneve paguhet nga sigurimet shoqërore, të cilat nga koha e monizmit e tutje kanë qenë tepër të vogla.

Rritja sipas tij nuk mund të financohet nga buxheti i shtetit, pasi do të krijonte një boshllëk të madh.

Po ashtu Edi Rama nuk ngurroi të ironizonte programin e Partisë Demokratike sa i takon rritjes së pensioneve. Ai tha se premtimi i tyre është si ai i tramvajit që nuk u bë kurrë.

“Pyetja më e vështirë në botë për çdo kryeministër shqiptarë, sepse është sfida më e vështirë, por edhe sepse është një pyetje që vjen nga pjesa më e goditur e gjithë këtij tranzicioni. Në një mënyrë ose në një tjetër janë shumë më mirë se sa ishin para 30, 20 dhe 10 vitesh, nga pikëpamja nga u nis. Pensionistët janë pjesa më e goditur dhe ka arsye. Sepse mbajtja e pensionistëve vjen nga sigurimet shoqërore, nga kontributet, edhe në vendet që dolën nga komunizmi barra e mbajtjes së pensionistëve është super barrë sepse nuk janë sisteme që janë gjetur aty, por janë sisteme që një pjesë i kanë gjetur pensionistë. E gjithë kjo do të thotë që pensionet janë ngujuar nga buxheti. Në kushtet kur me pensionistët u bë politikë, u premtua rritje, rritje, sepse nuk mbahet ashtu siç u bë, kjo problematikë erdhi duke u rënduar. Kur flasim për të paguar pensione duhet të jemi shumë të drejtpërdrejtë, unë mendoj se e vërteta është detyrim i çdo njeriu që dëshiron të marrë besimin e njerëzve për të votuar. E vërteta është kjo, nuk paguhen dot pensionet jashtë balancës me shoqërinë e sigurimeve sepse bie shteti komplet. Nuk paguhen pensionet duke marrë borxhe. Nuk ka familje që merr borxhe pa mundësitë e tjera sepse mbet pa bukë. Ajo që ne kemi bërë, është që ne bëmë reformën e pensioneve e cila çfarë ka sjellë, një mësues që del në pension e ka atë më shumë se ju. Reforma jonë duhet të ishte bërë 20 e kusurë vite para, jo sa ky sot sepse ky ka paguar më shumë sigurime. Për këtë arsye ne sot kemi pensione të mira dhe shumë më të mira se sa pensioni që mbetën në duart e atyre, politikave, qeverive, që i trallisnin me përralla. Pensioni më i madh në Shqipëri ishte 230 mijë lekë. Sot ka pensione më të larta, si rezultat i kontributeve. Rritja e pensioneve ka qenë indeksimi i vazhdueshëm plus kontributi modest. Vjen dikush dhe thotë do të rris 5% çdo vit dhe do të ul sigurimet. E bën këtë merr lekët e taksave dhe rritur deficitin e sigurimeve. Pjesa që ne kompensojmë taksat e mban shtetin në këmbë. Mund t’i gënjesh njerëzit si i gënjeu më para, tha futi lekët se i ke të pastra por i la me këmbë përpjetë. Do të mësojmë si ‘Sudja’. A ka ndodhur që të ulësh prodhimin e qumështit dhe të rrisësh atë të djathit. Të them unë tani të marr votën dhe them 10%. Ka dy rrugë, ose të gënjej dhe të bëhesh si tramvaji i Tiranës që s’u bë kurrë”, tha Rama.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 09.02.2021
Artikulli tjetërXHAÇKA: PRIORITET REFORMIMI DHE MODERNIZIMIT I SHËRBIMEVE PËR SHQIPTARËT JASHTË VENDIT