Kandidati per bashkine e Shkodres Benet Beci, ne nje postim ne rrjetin e tij social, kete mengjes e ka nisur me nje falenderim per te gjithe ata qe e ndjekin dhe e mbeshtesin. Por, perpos kesaj, ai ka nje kerkese per te gjithe ata qe me profile fallco baltosin pa logjike, pa etike dhe pa edukate.

“Mirëmëngjes!
Hapa rrjetet sociale sot në mëngjes…dua të falënderoj secilin prej jush që gjen kohë për të më ndjekur e për të më mbështetur! Por kam dhe një kërkesë..vite më parë në fushata, viheshin postera gjithandej, duke ndotur fasada e duke bërë pis imazhin e një qyteti. Tani kohët kanë ndryshuar, fatmirësisht nuk ndotim më mjedisin, por po ndotim pafund “muret” e profileve në rrjete sociale.

Përveçse e pakuptimtë, kjo “luftë” për të ngritur ekipe njerëzish me profile fallco që baltosin pa logjikë, pa etikë, pa edukatë, më duket një shpenzim i pafund energjish, që po ta kanalizonim në një tjetër drejtim do të mund të bënim punë shumë të mira.

Ndaj ftesa ime është e hapur dhe e qartë: do t’i përgjigjem kujtdo që pyet e ngre çështje që i vlejnë qytetit, por nuk do t’i lë askujt hapësirë për të hedhur baltë mbi askënd të përfshirë në këtë garë për qytetin. Jeta është shumë e shkurtër për me pasë kaq mllef, e Shkodra është shumë e bukur për mos me dalë me e pa sa herë gjejmë kohë.
Ditë të mbarë për të gjithë!”

Artikulli paraprak‘DO IU DUHET TË MERRNI VENDIME TË RËNDËSISHME QË NDIKOJNË JETËN TUAJ’, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E HOROSKOPIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërTIRANA ME SHKALLËN MË TË LARTË TË ‘DEMBELIZMIT’, 42% E POPULLSISË AS NË PUNË DHE AS NË KËRKIM TË SAJ ME 2022