Java që vjen parashikohet të jetë shumë e ftohtë, pasi pritet të ulen temperaturat. Kështu kujdesuni për veten duke u veshur trashe dhe patur parasysh këshillat e mjekeve për ditët e ftohta pasi po mbërrin i ftohti siberian qe ka mbërthyer Evropën Qendrore.

Sipas metereologeve te Meteoalb, fundjava do te mbetet me vranësira dhe shira te dobet e lokale. Gjate natës se diele si edhe mëngjesi i se hënës do te ketë reshje dëbore ne verilindje dhe juglindje te vendit ne lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit.

Reshjet do te jene ne sasi te pakta deri ne 10 apo 15 cm. Parashikohet qe nga dita e marte dhe ne viim te mbërrijë i ftohti siberian duke bere qe temperaturat te jene te ulta ne zonat malore deri ne -8 grade C ndërsa ne bregdet dhe zonat e ulta nga 0 deri ne -2 grade C. Temperaturat maksimale do te jene nga 10 deri 12 grade C ne ultësirën perëndimore dhe ne vlera negative ne shume zona malore. Ditet me te ftohta te javes do te jenë dita e merkure dhe dita e enjte. Java tjeter nuk do te kete reshje por do te jete e ftohte.

Ky i ftohte ka mbërthyer edhe Europen qendrore duke u shtrine deri ne mesdhe e ballkan.

Artikulli paraprakRISIA, TIRANA ME DY KRYETARË BASHKIE
Artikulli tjetërGUR I ZI, VRITET ME ARMË ZJARRI 23-VJEÇARI