Kampionati i Superligës tashmë ka hyrë në fazën më të ethshme të sezonit kur tashmë duhen edhe 7 javë deri në përfundim të saj. aktualisht po luhet fort nga të gjitha skuadrat disa për në zonën e Europës e disa për mbijetesë për të mos rënë nga kategoria.

Nga ndeshja në ndeshje gara sa bëhet më e fortë dhe e paparashikueshme pasi këtu mund të flasim për sfidën e së dielës së kaluar të Teutës dhe Vllaznisë ku së paku nga kuqebkutë pretendohej të arrihej një barazim.

Takimi u mbyll me rezultatin që nuk fliste aspak në favor të shkodranëve të cilët u barazuan me pikë me durrsakët ku këta të fundit kalojnë në vendin e nëntë të klasifikimit duke kthyer Vllanzninë sërish në zonën e frikshme në vendin e parafundit të tabelës së renditjes.

Kështu Vllaznia pasi kanë bërë ditën e hënë pushim ata i janë rithyer stërvitjes ku në fundjavë do të presin në shtëpi skuadrën e Luftëtarit.

Në prononcimin e tij pas ndeshjes me durrsakët trajneri Gjoka u shprhe se do të marrin masa dhe se do të rikthehen shumë shpejtë dhe kjo shpresohet që të arrihet që në këtë

takim të rradhës ndaj gjirokastritëve edhe pse këta të fundit janë ndoshta një nga ekipet më në formë në këtë moment në kampionatin tonë dhe janë një kundërshtar me të vërtetë i rrezikshëm.

Në analizën e bërë një ditë më parë bëhet me dije se trajneri Gjoka nuk ka drejtuar gishtin e akuzës te asnjëri prej lojtarëve, por kërkon reagim në ndeshjen e rradhës për të mos rënduar akoma më tepër gjendjen e ekipit.

Një mungesë në stërvitjen ka qenë ajo e Nuredden Orelesi. Nigeriani ka munguar për shkak të një gjendjeje gripale, por me shumë mundësi në ditët në vijim do bashkohet me ekipin për tu përgatitur për ndeshjen e së shtunës.

Kundër Luftëtarit, Vllaznia ka një rekord pozitiv këtë sezon ku numëron dy barazime dhe një fitore. Ndeshjet brenda në shtëpi për Vllazninë janë shumë të rëndësishme dhe mund

të përcaktojnë fatin e kuqebluve këtë sezon kështu që atyre u duhet të bëjnë më shumë se maksimumin për të mos u rikthyer edhe një herë siç ndodhi vitin që shkoi në ndeshjen kur Tirana ra nga kategoria.

Artikulli paraprakBASKET, VLLAZNIA SIGURON SEZONIN TJETËR NË SUPERLIGË
Artikulli tjetër“PO VLERËSOHEN DËMET E PËRMBYTJEVE”