Që prej Dhjetorit të vitit të kaluara, zona e Thethit në Njësine Administrative në Shalë, vijon të ngelet e bllokuar. Janë vetë banorët ato të cilët ngrejnë shqetësimin se një situatë e tillë është përtej normales, nderkohe qe jetesa në këtë zonë është tejet e pamundur.

 

. Nese aksi Boge – Qafe Thore vijon te ngelet I bllokuar, edhe aksi tjetër nga Mali I Shoshit është tejet I amortizuar ku për të shkuar në Theth nga Shkodra duhen më shumë se 6 orë… Një situatë e tillë, ka detyruar edhe bizneset në zonë që të mbyllin aktivitetetet sepse nuk mund ti afrojnë asgjë turistëve të cilët duan të vizitojnë Thethin edhe gjatë dimrit. Thethi, perla e alpeve te Shqipërisë, ngelet sërish peng, i projekteve “madhore” dhe premtimeve se një ditë do të ndërtohet rruga në këtë zonë, ndërkohe që cdo ditë banorët e këtyre zonave përballen me kushtet e bllokimit dhe izolimit nga pjesa tjetër

Artikulli paraprakGJUETIA E PALIGJSHME, AKSION NË LIQENIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërPËRMIRËSIMI I SHERBIMIT TË KULLIMIT