News24 mëson se Policia e Shtetit ka adiminstruar së fundmi një informacion se një grup kishte planifikuar të ekzekutonte ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nanon. Po ashtu News24 ka konfirmuar edhe faktin se policia nuk e ka vënë në dijeni për situatën gjatë hetimeve ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së shtetit, Gledis Nanon. Ky i fundit e ka konfirmuar këtë lajm për News24.

Burime bëjnë me dije se dyshohet se plani për eliminimin e Gledis Nanos po organizohej nga një grup që Nano e ka hetuar kur ka qenë në detyrë në polici më parë si drejtues i Antiterrorit. Po ashtu News24 mëson se Gledis Nano nuk është vënë në dijeni nga Policia e as ndaj familjes së tij nuk janë shtuar as masat mbrojtëse nga policia e shtetit. Ndërkohë, Policia e shtetit, e pyetur nga News 24, lidhur me lajmin, as nuk mohon e as nuk pohon ndonjë rezultat lidhur me rastin.

Kujtojmë që Nano u shkarkua si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 31 gusht 2022 vetëm pas 10 muajsh në detyrë, me argumentin e qeverisë se nuk kishte realizuar objektivat dhe deri sot ende ndodhet jashtë policisë së shtetit. Gledis Nano vjen nga një karrierë 19-vjeçare në Polici, ku para se të emërohej kryepolic, drejtoi për 5 vite Antiterrorin, ku u vlerësua edhe nga Ambasada amerikane për përpjekjet e përbashkëta në luftën botërore ndaj terrorizmit.

Veç trajnimeve të ndryshme ndërkombëtare nga agjenci të njohura në fushën e sigurisë, Gledis Nano në vitin 2017 u diplomua në Akademinë Kombëtare të FBI-së, në Quantico Virginia. Pak ditë më parë Nano ishte në një vizitë në SHBA.

Artikulli paraprakKRYEBASHKIAKU BECI PRET EKIPIN KUQEBLU NE QYTEZEN E FESTAVE PAS FITORES ME SKENDERBEUN
Artikulli tjetërMARRËVESHJA PËR EMIGRANTËT, ANSA DETAJE NGA TAKIMI RAMA – TAJANI: S’NA TAKON TË NDËRHYJMË, JAM OPTIMIST PËR VENDIMIN E KUSHTETUESES