Në këto ditë të ftohta të dimrit, pesë fshatra të njësisë administrative Postribë vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike, për shkak të amortizimit të shtyllave dhe përcjellësve elektrik. Administratori I njësisë, Altin Shabaj thotë se pak ditë më parë I ka dërguar një shkresë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shkodër për ndërhyrjen sa më parë në rrjetin elektrik, në të kundërt ai paralajmëron protesta të banorëve.

Administratori Shabaj shton se në rast se banorët nuk paguajnë faturën mujore, OSHEE ndërpret energjinë elektrike për 2-3 muaj.

Mungesa e energjisë elekrike kryesisht gjatë dimrit është një nga problemet më të mëdha me të cilin përballen qindra familje në këto pesë fshatra. Në këto zona nuk është investuar prej vitesh, ndaj e vetmja mënyrë për përmriësimin e situatës është investimi I ri dhe mirëmbatja e herë pas hershme nga OSHEE.

 

Artikulli paraprakDARKË ME BASHËN?! BALLA: ASNJËHERË NË JETËN TIME
Artikulli tjetërJEHONA E SHKODRËS E STAR PLUS SJELLIN “SOFRËN SHKODRANE”