Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani ka sfiduar hapur kryetaren e bashkisë Shkodër Voltana Ademi lidhur me fondin e miratuar për të shlyer borxhet e disa prej ish-komunave që tashmë janë pjesë e kësaj bashkie. Prefekti shprehet se për bashkinë janë transferuar 66 milion lekë dhe se duhej të gjehej një tjetër mënyrë për të shlyer borxhet.

Prefekti ripërsëriti kërkesën e tij për emërimin e administratorëve nga kryebashkiakja Ademi ndërsa për të nuk është e drejtë rialokimi i fondeve nga një vend në një tjetër duke lënë pa bërë investime të parashikuara në buxhetin e bashkisë. Disa herë Radovani ka kritikuar bashkinë Shkodër ndërsa kjo e fundit nuk ka reaguar për t’ju përgjigjur prefektit.