1. Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – Fran Komdaçaj, 38 vjeç, , banues në fshatin Bleran bashkia Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes shtetases A. K. 29 vjeç, banues ne fshatin Bleran bashkia Shkodër. E cila pastaj ka konsumuar mbi dozë me barna mjekësore ndodhet në spital në gjendje jashtë rrezikut për jetën Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 130/a/1, 99 dhe 22 të Kodit Penal.

 

2. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Shkodër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: – A. R. 29 vjeç, banues në fshatin Rranxa, njësia administrative Bushat, Bashkia Vaudejes. Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi duke drejtuar mjetin tip Fiat, me targa AA 587 EH, në rrugën Studenti, qyteti Shkodër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale « Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt », neni 291 të Kodit Penal.

 

3. – L. D. , 53 vjeç, banues në fshatin Shelqet bashkia Vaudejes Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë sepse në segmenti rrugor Shelqet – Pistull është kapur duke drejtuar motoçikletën « Kinron » me targa SH 120 D pa leje drejtimi dhe pasi kishte konsumuar pije alkolike në masën 1.43 mg/ litër. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “ Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur ”, parashikuar nga neni 291 Kodit Penal.

Artikulli paraprakTË MOSHUARIT RRËFEJNË NGJARJEN: NA GODITËN, DONIN PARA
Artikulli tjetërPREFEKTI: BASHKIA NUK VEPROI SIÇ DUHET PËR BORXHET