1 Marsi, shënon Ditën Botërore të Mbrojtjes Civile.

Mirënjohje e veçantë për të gjithë Forcat e Armatosura, Reparti Ushtarak Vau Dejes, të cilët treguan gadishmëri dhe përkushtim 24/24 në përgjigje të kërkesave të banorëve në zonat e përmbytura.

Rasti i përmbytjeve në Shkodër, ishte një tregues, se përballimi i emergjencave civile nuk do të ishte i mundur pa kontributin, bashkëpunimin dhe koordinimin e veprimtarive të strukturave shtetërore dhe vullnetare, në mbrojtjen e jetës individuale, pronës dhe gjesë së gjallë.