Shirat e rënë gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje dherash e gurësh , duke e bërë të vështirë qarkullimin në këtë aks rrugor.Gjendja më e rënduar paraqitet nga aksi Ura e Shtrenjtë deri në qendër të fshatit Prekal. Janë në fakt tre ose katwr pika të rrezikshme në këtë aks që vashdimisht krijohet rrëshqitje massive e gurëve.

Kryetari i fshatit Prekal Marash Pjetra thotë se punonjësit e mirëmbajtjes duhet të ishin duke punuar tashmë në rrugë, pasi sipas tij situata sa vjen e përkeqësojet nga rrëshqitja e vazhdueshme e gurëve.

Kjo rruge e cila frekuentohet në masë gjatë sezonit veror nuk sherben vetem per fshatrat Ura e Shtrenjte dhe Prekal, por edhe per gjithe krahinen e Dukaginit, ndërsa të shumtë janë turistët që kalojnë cdo ditë.

Banorët kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme sepse situata sa vjen e përkeqësohet. Shoferët që e bëjnë cdo ditë këtë rrugë mundohen që të tregojnë kujdes. Mirëpo në këtë rast ka të bëjë me rrezikshmërinë për aksidenteve.

Nuk eshte hera e pare qe ka pasur rrëshqitje te gureve ne kete segment, dhe siç duket as e fundit, deri sa te ndërhyhet me specialiste per te gjetur nje zgjidhje qe te menjanohet rreziku.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHFAQJA QË BËN BASHKË YJET E HUMORIT SHQIPTAR
Artikulli tjetërKLP KËRKON HETIM DISIPLINOR NDAJ PROKURORIT ARJAN NDOJ