NDALEN CITY DHE UNITED, FITON  VETËM ARSENALI .Me 46 pikë në 19 ndeshje Çelsi shpallet kampion dimri në kampionatin anglez të futbollit. Më në fund ky kampionat ka mbyllur siparin për vitin 2014. Skuadra e drejtuar nga Hose Mourinjo, ka barazuar me Sauthempton por ky rezultat nuk është ndikoi shumë në kreun e renditjes, pasi Chelsi qëndroi sërish i pari.

Në ndeshjen e fundit blutë e drejtuar nga Murinjo bënë gjithçka për të fituar, por fati dhe aftësitë e portierit kundërshtar bënë që të humbte dy pikë të rëndësishme, megjithatë jo vendimtare, pasi lufta për titullin vazhdon. Nga barazimi i Chelsit, nuk ka përfituar manchetser City, që po ashtu është ndalur në një barazim 2-2 me Burnley duke humbur rastin për tu afruar më shumë me kreun e renditjes. Kampionët e Anglisë e kishin ndeshjen nën kontroll pas avantazhit të krijuar, por nuk e ruajtën dot deri në fund duke zhgënjyer. Po ashtu nje tjetër zhgënjim ka qenë dhe për ekipin e Manchetser United, të cilët janë ndalur në një barazim me Totenhem. Ndër të mëdhatë i vetmi ekip që fitoi është Arsenali që kaloi me rezultatin 2-1 ekipin e Arsenal. Premier Ligë mbyll kështu ndeshjet për  vitin 2014, por sërish do të rikthehet në janar, me të tjera sfida emocionuese. Kjo për arsyen se titulli kampion dhe skuadrat të cilat pretendojnë ta fitojnë atë, janë sërish në garë, jo vetëm një për tre të tilla. 

Artikulli paraprakDËBORA, PROBLEME ME ENERGJINË ELEKTRIKE
Artikulli tjetërVLLAZNIA DREJTON SYTË NGA SHKODRANËT