Ky afat i dhënë nga kryebashkiaku Tonin Marinaj për përfundimin e projektit të ashtuquajtur Rilindja Urbane në Koplik përkonte me muajin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Por ndërkohë projekti 2 mln dollarësh për rikonstruktimin e qendrës së Malësisë së Madhe është ende larg përfundimit. Edhe pse projekti është vlerësuar pozitivisht nga qytetarët, prej 2 muajsh lëvizja me automjet në hyrje-daljet e qytetit është sfidë për shoferët. Ndërkohë, ditët e fundit është bllokuar në dy anë hyrja në Koplik.

Aksi që lidh qytetin me Njësinë Administrative Kastrat qëndron i bllokuar totalisht, ndërsa rruga tjetër që e lidh me njësinë administrative Shkrel hapet në orare të caktuara.

Menaxhimi i gjithë fluksit të automjeteve, bëhet vetëm nga dy policië të bashkisë Malësi e Madhe. Ndërkohë, stacioni i furgonëve të transportit urban është zhvendosur në mes të rrugës disa metra larg godinës së bashkisë. Rrugët kryesore në hyrje-dalje të qytetit qëndrojnë të bllokuara edhe gjatë natës, ndërsa ritmet e punimeve që zhvillohen aktualisht tregojnë për shkelje të mëtejshme të afatit përfundimtar.

Artikulli paraprakZJARRET, EC: 11 VATRA NË SHKALLË VENDI, ASNJË VATËR AKTIVE NË QARKUN E SHKODRËS
Artikulli tjetërPRESIDENTI META MERR TELEGRAM URIMI NGA MBRETËRESHA ELIZABETH II