Aktorja nga Kosova, Adriana Matoshi nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ka falënderuar të afërmit, familjarët, qytetarët të cilët u bënë bashkë duke e mbështetur pas lajmit se do të operohej nga tumori.

Operacioni fatmirësisht rezultoi i suksesshëm dhe duket se aktorja ka mbledhur forcat për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen.

“Forca nuk u reflektuar veç te unë, po te krejt njerzit me t’cilët jom e lidhun shpirtnisht. Ju i keni bo edhe ata me besu n’lutjet tuaja”, shkruan ajo.

Ndërsa apelon që njerëzit ta vlerësojnë jetën dhe ta gëzojnë atë edhe në ditët më të rëndomta apo të vështira, Matoshi shkruan se e mbajti premtimin e dhënë se do të arrinte ta mposhte edhe njëherë këtë sëmundje.