Presidenti Ilir Meta sapo ka njoftuar një konferencë urgjente për shtyp.

Në një njoftim të shkurtër nga Presidenca, thuhet se Presidenti Meta do të dalë në konferencë shtypi në orën 17:30. Nuk dihet ende se për çfarë do të flasë Kreu i Shtetit.

“Ne ora 17.30, Presidenti Meta konference shtypi ne Institucionin e Kreut te Shtetit”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se zhvillimet politike në vend janë mjaft intensive në të dyja kahet politike, ndërsa sot kujtojmë se palët dogjën edhe raundin e tretë të bisedimeve për zgjedhjen e Presidentit të ri, pasi opozita nuk paraqiti kandidatura, duke ja lënë kështu zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm në dorë mazhorancës socialiste.

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA EPIDEMIOLOGU I NJOHUR SHQIPTAR, DOKTORI QË DREJTOI FUSHATAT E VAKSINIMIT NGA VARIOLA TE FRUTHI E RUBEOLA
Artikulli tjetërTRAGJEDIA NË FUSHË-ARRËZ, MESAZHI PREKËS I PEDAGOGUT: SOT FAKULTETI ISHTE NË ZI, SIDORELA E DONTE JETËN, POR VARFËRIA…