ISUF ISUFI DO TË JETË ZV/PRESIDENTI EKZEKUTIV I KUQELBUVE .

 

Roberto Nava në rolin e presidentit të Vllaznisë pasi ka nënshkruar kontratën në Këshillin e Bashkisë është prezantuar me ekipin kuqeblu e të gjithë lojtarët të cilët janë pjesë e këtij ekipi. Në fjalën e tij përpara gjithë lojtarëve por dhe mediave, Nava ka prezantuar dhe stafin e tij që do të merret konkretisht me kuqeblutë, ku zv president ekzekutiv që do të zëvëndësojë Roberot Navën në shkodër do të jetë Isuf Isufi.

Më pas ka folur dhe trajneri i skuadrës së Vllaznisë, Baldo Raineri i cili ka kërkuar një përqëndrim maksimal të lojtarëve për sezonin e ri ku sipas tij, kuqeblutë kanë shumë punë për të bërë.

Tashmë Vllaznia ka marrë rrugën e duhur, kur mbetet për të filluar puna për sezonin e ri futbollistik dhe  afrimet e mundshme. Mëgjithatë nga dita e hënë do të nisë dhe puna e trajnerit të ri me skuadrën shkodrane.

Artikulli paraprakMURIQAN, RADHË TË GJATA
Artikulli tjetërMATERIALET E MONUMENTEVE ARKITEKTURORE PO PËRDOREN PËR NDËRTIME