Prishtinë – Përplasje mes reperëve, sulmohet me armë Noizy, arrestohet Cozman

Rreth ores 18 në Prishtinë përballë Swiss Diamond Hotel ka ndodhur një përleshje me armë në mes të dy grupeve te reperëve. Siç mëson gazeta “Zëri” të përfshirë në këtë përleshje kanë qenë reperi nga Shqipëria Noizy së bashku me grupin e tij kundër ish të dashurit të Tunës, Cozman. Burime të zeri.info mësojnë se të dy palët kanë gjuajtur me armë në drejtim të njëri tjetrit ndërsa nga këto të shtëna ka mbetur i plagosur një shok i Noizyt. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë paraqitur policia e Kosovës të cilët kanë arrestuar ish të dashurin e Tunës, Cozman. Ndërkohë në vendin e ngjarjes është paraqitur edhe Ambulanca e cila ka marrë personin e plagosur për trajtim në spital. Policia e Kosovës konfirmon përleshjen me armë. “Rreth orës 17:00 ka ndodhur një përleshje me armë ku si pasojë është plagosur një person dhe tre të tjerë janë shoqëruar në stacionin policor”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

Artikulli paraprakPOGRADEC,SHERRI MES DY TE RINJVE,VRITET NJE 18 VJECAR
Artikulli tjetërLUKSENBURGU BEN THIRRJE QE HUNGARIA TE PERJASHTOHET NGA BE