“Jam tejet i keqardhur që deputetë të Kuvendit të Shqipërisë shtrembërojnë në mënyrë të pamerituar dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë, të cilët e kanë treguar me vepra se janë kundër spastrimeve etnike, dhe në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit njerëzor”.

Ky është reagimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta për projekt-rezolutën e paraqitur nga opozita për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, për të cilin maxhoranca u shpreh kundër.

“Tejet zhgënjyes votimi KUNDËR i mazhorancës ndaj projekt-rezolutës së paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e genocidit të serbëve të Bosnje-Hercegovinës në Srebrenicë në Korrik të 1995.

Në kushtet e agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm rus kundër Ukrainës, dhe kur në rajonin tonë vërehen përpjekje të shtuara për të mohuar genocidin serb në Srebrenicë dhe për të glorifikuar kriminelët e luftës, seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë do të duhet të shprehte me solemnitet dhe vendosmëri të plotë vullnetin e patjetërsueshëm të popullit shqiptar kundër genocidit barbar, që mori jetët e 8372 njerëzve në Srebrenicë.

Jam tejet i keqardhur që deputetë të Kuvendit të Shqipërisë shtrembërojnë në mënyrë të pamerituar dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë, të cilët e kanë treguar me vepra se janë kundër spastrimeve etnike, dhe në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit njerëzor”, deklaron Presidenti Meta.

Artikulli paraprakFINLANDA DREJT ANËTARËSIMIT NË NATO MES KËRCËNIMEVE TË RUSISË
Artikulli tjetërZËRI I AMERIKËS: RRETHANAT QË PO SHTYJNË FINLANDËN DHE SUEDINË DREJT ANËTARËSIMIT NË NATO