Në ambientet e bibliotekës “Marin Barleti” shoqata e shkrimtarëve të Shkodrës organizoi promovimin e romanit “ Kur do të vijë ajo ditë” dhe të vëllimit me tregime e novelë “Zbukuruesi i qytetit “ të shkrimtarit shqiptaro-amerikan Shyqyri Mollaj .

Shkrimtari Shyqyri Mollaj pohon se romani “Kur do të vijë ajo ditë” përmban tranzicionin dhe mundimet e shumta të shtetit tonë shqiptarë . I pyetur për mesazhin që tenton shkrimtari të përçoj tek lexuesit , ai shprehet se pavarësisht problemeve të vendit tonë , beson tek përparimi i mëtejshëm i shoqërisë shqiptare .

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin shkrimtarë të ndryshme të qytetit të Shkodrës , por nuk mungoi edhe fjalimi i kryetarit të shoqatës Skënder Temali , i cili falenderoi shkrimtarin për këto dy promovime mjaft me vlerë për vendin tonë .

Artikulli paraprak“URTËSI SOT E MOT” – LALA MEREDITH VULA
Artikulli tjetërSALIHI I PAPËRMBAJTSHËM SHËNON 4 GOLA