Kryeministri Edi Rama teksa flite për shembje të drejtësisë aktuale dhe ndërtimin e një të reje solli edhe 9 raste, ku sipas tij me vendim gjykate është dëmtuar shteti me kalimin e pronave tek privati.

Në një takim me sipërmarrës shqiptarë dhe të huaj, kryeministri Rama ka akuzuar gjykatat, pasi sipas tij kanë shkelur ligjin, duke grabitur pronat e shtetit me vendimet e tyre gjyqësore.Rama ka dhënë disa shembuj të vjedhjes së pronave, ku dy raste, jane evidentuar edhe ne Velipoje. Në fund Rama nënvizoi: “Vetting”-u nuk është çështje politike, as partiake, por çështje e interesit të madh kombëtar. Drejtësia u kthye në tregun më të madh në këtë vend, ku e drejta blihet ose shitet si në treg, duhet të marrë atë që meriton. Ka ardhur momenti të zhbllokojmë ligjin e “Vetting”-ut”.

Artikulli paraprakPETICIONI “QYTETARËT PRO REFORMËS NË DREJTËSI”
Artikulli tjetërAPLIKIMI ONLINE PËR LEJET E NDËRTIMIT