Një ditë pas deklaratës së Ministrisë së Arsimit, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar sot vendimin për ndryshimin e kufirit të pikëve për notat në provimin e matematikës.

Në vendimin e publikuar nga QSHA, bëhet me dije se do të ketë një ulje të kufirit minimal të pikëve për çdo notë.

Ky vendim erdhi pas ngritjes së një grupi pune me mësues me përvojë në fushën e matematikës, maturantë dhe ekspertë, të cilët analizuan në detaje këtë provim dhe shkallën e vështirësisë.

Po ashtu bëhet me dije se po përgatitet një analizë e thellë me të gjitha problematikat që janë gjetur nga analiza që i është bërë testit, por dhe procesit të zhvillimit të të gjithë provimeve.

Po ashtu, në këtë vendim ka ndikuar edhe fakti, se shumë maturantë kanë protestuar në lidhje me provimin e matematikës.

Artikulli paraprakSHËNOI GOLIN E TRETË PËR AUSTRINË DHE SHAU SHQIPTARËT E MAQEDONISË, NIS HETIMI PËR MARKO ARNAUTOVIC
Artikulli tjetërCOVID-19, 8 RASTE TË REJA DHE 1 HUMBJE JETE NË 24 ORË